Me nismën e disa ish-ambadorëve të Kosovës, është themeluar Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës, në krye me Ambasadorin e parë të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu.
Sipas një njoftimi drejtuar mediave, ky Këshill është themeluar me qëllim të avancimit të interesave shtetërore të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare përmes veprimtarive të diplomacisë qytetare, hulumtuese e akademike, si dhe ofrimit të përvojës dhe mbështetjes profesionale për politikën e jashtme të Kosovës.

