17-vjecarë, nxënës i një shkolle në Kaçanik është therur me thikë nga një 16-vjeçar.
Një person i moshës 17-vjeçare është therur me thikë në shkollë në Kaçanik, nga një person tjetër 16-vjeç.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.
“Nga hetimet e para dyshohet se personi me inicialet B.B (M/K) 16 vjeçar nxënës, është arrestuar me dyshimin se ka lënduar ( therur) me thikë personin tjetër me inicialet A.M (M/K) 17 vjeçar edhe ky nxënës. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore”, ka deklaruar Veseli.
I njëjti ka njoftuar se rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”

