Telenews

Theu veturat me çekan, gruas në Fushë Kosovë i kushton ky veprim

Policia ka dhënë detaje lidhur me gruan në Fushë Kosovë e cila është parë në një video duke thyer disa vetura me çekan.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, se me të pranuar informatën për rastin, policia e ka arrestuar të dyshuarën.

Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ka pësuar lëndime, dhe ekzaminim psikiatrik.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor ( është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti.

Arsyetimi i këtij veprimi thuhet se është për shkak të parkimit të keq të veturave.

Pas goditjes së veturës të tretë, në video shihen dy persona të cilët kanë arritur ta ndalojnë atë duke ia marrë nga duart edhe mjetin e fortë.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj