Telenews

Thirrja e Kurtit për takim me liderët opozitarë, AAK thotë se ende nuk ka marrë ftesë

Kryeministri Albin Kurti sot ftoi në takim tre liderët e opozitës, Lumir Abdixhikun, Memli Krasniqin dhe Ramush Haradinajn, për të diskutuar për takimin e fundit që pala kosovare ka pasur me atë serbe në Kosovë.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, prandaj edhe sot i dërgojë ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara”, tha Kurti përmes fjalimit të tij në mbledhjen e përgjithshme e këshillit të Vetëvendosjes.

Megjithatë, zëdhënësi i AAK-së, Lul Blaka, tha se partia ende nuk ka marrë ftesë nga Kurti, por se nëse një gjë e tillë ndodhë, do e shqyrtojnë.

“Nuk ka ardhur ndonjë ftesë nga Kurti, por nëse vjen, do e shqyrtojmë pjesëmarrjen”, thuhet në përgjigjen e Blakajt për Klankosova.tv.

Klankosova.tv po ashtu ka provuar të kontaktojë me përfaqëuesit e partive PDK dhe LDK, por që të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje nëse liderët do të pranojnë të takohen.

Të ngajshme

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Rrezarta Ramaj

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës, numër më i lartë në komunat e mëdha

Rrezarta Ramaj