Luis Enrique dhe Paris Saint-Germaini festuan fitoren e tyre në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën.
Kampionët francezë mposhtën Interin 5-0 në një finale të pabarabartë në Allianz Arena. Sapo u dëgjua fishkëllima e fundit, Enrique nxitoi të përqafonte lojtarët e tij. Tifozët thanë se fitorja ishte një homazh për vajzën e trajnerit spanjoll, Xana.
Çfarë i ndodhi vajzës së Luis Enriques?
Enrique pësoi një tragjedi personale në vitin 2019 kur vajza e tij më e vogël, Xana Martínez, ndërroi jetë në moshën nëntëvjeçare.
Xana u diagnostikua me osteosarkomë, një formë e rrallë dhe agresive e kancerit të kockave, në fillim të vitit 2019.
Megjithëse luftoi me sëmundjen për pesë muaj intensivë, ajo iu dorwzua asaj më 29 gusht 2019, duke i lënë të shkatërruar Enriquen, gruan e tij Elena Cullell dhe familjen e tyre.
Xana u diagnostikua me osteosarkomë, një tumor malinj i kockave, në vitin 2019. Enrique dha dorëheqjen nga roli i tij si trajner kryesor i ekipit kombëtar spanjoll në qershor 2019 për t’u përqendruar në mbështetjen e vajzës së tij gjatë trajtimit të saj. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, kanceri rezultoi shumë agresiv.
Enrique ndau lajmin prekës të vdekjes së Xanës në gusht 2019, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë dhe duke e përshkruar atë si një “yll” që udhëhiqte familjen e tyre.
“Do të na mungosh shumë, por do të të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë me shpresën se në të ardhmen do të takohemi përsëri”, kishte shkruar Enrique.