Kombëtarja
e Ukrainës u rikthye së fundmi në fushën e blertë, më shumë se tre muaj nga
fillimi i luftës në këtë vend.
Ekipet
kombëtare të grupmoshave të ndryshme po i zhvillojnë ndeshjet e tyre ndërkombëtare.
Një
të tillë e zhvilloi së fundmi edhe Ukraina U-21, e cila u përball me Armeninë.
Por,
ajo që ndodhi në këtë takim ishte e turpshme, shkruan “Gazeta Express”.
Një tifoz i Armenisë e bëri një provokim të rëndë duke thirrur “Rusia”, teksa një lojtar ukrainas po gjuante nga faulli, siç mund ta shihni duke klikuar KETU
Lojtarët
e rinj ukrainas mbetën të shtangur për një moment nga ajo që e dëgjuan, por
megjithatë nuk ranë pre e këtij provokimi dhe e vazhduan aksionin.
Gjesti
i tifozit armen është dënuar ashpër nga komentuesit në një kohë kur Ukraina po përbllet me agresionin rus, i cili e ka për qëllim pushtimin e këtij vendi.
E
gjithë bota e sportit i ka dalë në krahë popullit ukrainas, ndërsa rusët janë përjashtuar në shumicën prej aktiviteteve sportive. /Gazeta Express/
The post Tifozi armen provokon nga tribuna me thirrjen “Rusia”, ky ishte reagimi i lojtarëve ukrainas appeared first on Gazeta Express.

