Telenews

TMERRI VAZHDON: MODERATORI I NJOHUR KOSOVAR SULMOHET NGA QENTË

Moderatori dhe redaktori i lajmeve Kushtrim Reshitaj, është sulmuar nga një qen endacak në orët e para të ditës së marte.
Reshitaj tha se u sulmua derisa doli për ta marrë bukën që e kishte porositur për syfyr.
Ai theksoi se shpëtoi pa ndonjë pasojë në trup.
Moderatori dhe redaktori i Klanit shpreh brengën e tij për pasigurinë e qytetarëve e në veçanti të fëmijëve.
“Sonte përderisa dola me marrë bukën e porositur për syfyr, u sulmova nga njëri prej qenve endacak që rri vazhdimisht tek lagjia ku unë jetoj. Në fakt ky që sot m’u vërsul dhe më shqeu pantollonat, më shumë i ngjan arushës sesa një qeni të zakonshëm, aq i madh dhe i frikshëm është. Unë disi edhe ia dola pa ndonjë pasojë në trup, por paramendo se çka mund t’i bëj ndonjë fëmije nëse në këtë formë i vërsulet. Në fakt e kanë pësuar goxha fëmijë e të rritur në kryeqytet, derisa zgjidhje s’ka ende kurrëfare”, shkruan Reshitaj.

Të ngajshme

Osmani për takimin me Shean: Aleatët tanë, të përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Erzana Fazliu

Protesta në Lipjan: Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i padrejtësisë

Valjeta Turkaj

Nga kanagjegji në altar, Engjëllusha kurorëzon sot dashurinë

Erzana Fazliu