Telenews

‘Toki’ shpërthen ndaj deklaratës së Bylbyl Sokolit dhe e akuzon rëndë

Trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka reaguar ndaj deklaratës së Bylbyl Sokolit lidhur me vdekjen e futbollistit, Erjon Morina.

Bylbyl Sokoli pas vdekjes së Morinës ka thënë se në klub nuk ka profesionist, kështu duke aluduar në vdekjen e tij si pasojë e dhënies së ndihmës së parë.

“Unë nuk dëshiroj me gjetë fajtor. Neve bukfalisht dy djem të ri na kanë shku për shkak të joprofesionalizmit tonë, për shkak se në klub nuk ka profesionist, nuk jemi të organizum, edhe kjo po na ndodh që dy vjet njëjtë. Duhet t’i themi stop kësaj. Dikush duhet me u përgjegj për këtë, çoftë nëse ja kanë dhanë ndihmën e parë keq ose shkaku i mosorganimi. Dikush duhet me u përgjegj për këtë”, tha Sokoli në një paraqitje publike.

Përmes “Facebook”, drejt Sokolit ka “shpërthyer” me akuza Afrim Tovërlani.

“Hajgare po boni….! Dr me rrena e flasin per kujdesin ndaj femijve tane! Tmerr,mashtrusit me plagjiatura me majt ligjerata”, thotë ai, njëherit duke ia publikuar edhe një shkelje disiplinore.

Të ngajshme

U shpall “Lojtari më i mirë i huaj” në Rumani, flet Albion Rrahmani

KushtrimGuraj

Zbulohet kush është fituesi i çmimit FIFA ‘The Best’ vetëm pak orë para ceremonisë

Erzana Fazliu

Zhegrova në mesin e dribluesve më të mirë në Evropë

Erzana Fazliu