Telenews

Torres në takimin me Osmanin: Kosova, aleate e palëkundur e ShBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, të cilin e falënderoi për punën e tij të jashtëzakonshme në mbështetje të Kosovës, si dhe e njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe situatën aktuale të sigurisë.

Në njoftimin e presidencës thuhet se në takim me kongresistin Torres, Osmani vuri theksin në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të, si dhe angazhimin e tij për mbështetjen e mëtejme të Kosovës.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se kongresisti Torres po e vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Engel, duke qenë një zë i fuqishëm i Kosovës në Kongresin amerikan”.

“Kongresisti Torres theksoi se Kosova është mike dhe aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe se do të punojë afër me administratën amerikane për ta vazhduar mbështetjen për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Kurti i shkruan sërish Hamzës, ia ofron PDK-së kryeparlamentarin

Rrezarta Ramaj

LDK reagon pas caktimit të vazhdimit të seancës, kërkon konstituimin e Kuvendit sonte

Rrezarta Ramaj

Hamza mbledh GP-në në Kuvend: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës

Rrezarta Ramaj