Telenews

TRAGJEDI NË BELGJIKË, MAKINA HYN NË TURMË DHE MBYT 4 PERSONA

Një tragjedi është regjistruar në orët e para të së dielës – rreth orës 05:00 të mëngjesit – në karnavalin e Strépy-Bracquegnies, një pjesë e qytetit belg të La Louvière-t.
Sipas shtypit belg, një makinë u përplas në turmë dhe la të paktën 4 të vdekur, 12 të plagosur rëndë dhe rreth 20 të plagosur lehtë.
Të dhënat paraprake i zbuloi kryebashkiaku i La Louvière, Jacques Gobert.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj tragjedie.
“Është masakër”, tha një dëshmitar.
Ai shtoi se pas goditjes, mbi njëzet persona ishin në tokë kudo, në rrugë dhe në trotuare në një sipërfaqe prej 30 metrash.
“Dëgjuam një zhurmë të madhe që vinte dhe makina hyri mes njerëzve. Ajo shpejtoi dhe sa kuptuam se diçka po ndodhte, të gjithë ishin në tokë”, rrëfen prezantuesi i “Bel RTL”, Fabrice Collignon.
Shoferi vazhdoi rrugën, por më pas u kap, vëren kryebashkiaku më tej.
Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, ka kontaktuar me kryebashkiakun, veçanërisht për të zbuluar nëse teza për sulm mund të përjashtohet.
 

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare! Sekuestrohen mbi 39 mijë euro cash

KushtrimGuraj

Zbulohen arsyjet pse Gjykata Kushtetuese vendosi për rikthimin e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës

Donat Hashani