Telenews

Tragjedi në Vushtrri – i riu humb jetën pasi bie nga kati i tretë i një objekti në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vushtrri, ku një i ri ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i tretë i një objekti banesor që ishte në ndërtim e sipër.

Lajmin e konfirmoi  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha Prekazi.

Sipas informacioneve, viktima fillimisht kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e rënies nga lartësia, ndërsa është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore, i njëjti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen për të zbuluar shkaqet e sakta të aksidentit.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 22 shtator

Rrezarta Ramaj

Tahiri pas vizitës në Hagë: Thaçi i dërgon të fala protestuesve në Prishtinë –

KushtrimGuraj

Çitaku: PDK-ja tërheq lëndët nga Kushtetuesja nëse VV-ja voton ligjin për Specialen –

KushtrimGuraj