Telenews

Tragjike: Fëmija 2-vjeçar nga Rahoveci nuk u mbijetoi plagëve pas rrëzimit aksidental

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vranjak të Rahovecit, ku një fëmijë vetëm 2-vjeçar ka humbur jetën pas një rrëzimi aksidental.

Viktima është O. B., 2-vjeçar i cili më 31 gusht rreth orës 16:00 ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë. Fillimisht ai ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe më pas në QKUK, ku i ishte nënshtruar një operacioni.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, familja është njoftuar sot në mesditë se fëmija nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e procedurës “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetuesit rajonalë janë duke e trajtuar rastin për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Të ngajshme

Lajm i hidhur: Ndahet nga jeta moderatorja e njohur kosovare

Valjeta Turkaj

Hëna e Përgjakur shndrit në të gjithë botën, publikohen fotot mahnitëse nga shtete të ndryshme

Valjeta Turkaj

Koreja e Jugut arrin marrëveshje me SHBA-në për lirimin e punëtorëve koreanë

Valjeta Turkaj