Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, duke komentuar betimin e nëntë deputetëve të ri të Listës Serbe ka theksuar se ata këtë e kanë bërë për ta penguar edhe atë personalisht.
“Sapo mora vesh që nëntë deputetët e ri të Listës Serbe kanë marrë mandatet në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që ta pengojnë hyrjen time në të dhe të pengojnë që komuniteti serb në Kosovë përfundimisht të ketë përfaqësues politikë të vërtetë”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.