Telenews

​Trajneri i Suedisë: Kosova e deshi më shumë fitoren

Suedia ka pësuar një nisje të vështirë në kualifikueset e Kupës së Botës, duke barazuar fillimisht 2-2 me Slloveninë dhe më pas duke u mposhtur 2-0 nga Kosova në Prishtinë. Pas kësaj disfate, trajneri i kombëtares suedeze, Jon Dahl Tomasson, u shfaq i zhgënjyer, duke pranuar se fitorja e Kosovës ishte e merituar.

“Një fitore e merituar për Kosovën. Ata e deshën më shumë. Ne nuk i ndoqëm parimet tona dhe luajtëm ngadalë. Pësuam disa kundërsulme aty ku duhej të kishim bërë më mirë si ekip. Edhe ne trajnerët kemi përgjegjësinë tonë,” tha Tomasson për Viaplay.

Ai theksoi se përpjekja e Suedisë në pjesën e dytë nuk mjaftoi: “E futëm topin në zonë, por na mungoi ideja. As mbrojtja dhe as sulmi ynë nuk ishin në nivel. Ishte i gjithë sistemi që nuk funksionoi.”

Megjithatë, trajneri i Suedisë kujtoi se skuadra e tij ka pasur rezultate pozitive më herët: “Kemi fituar tetë nga dymbëdhjetë ndeshjet e fundit që nga shtatori 2024. Kjo humbje është një pengesë, por nuk do të na ndalë. Ne ëndërrojmë për Kupën e Botës dhe do të gjejmë një mënyrë për të arritur atje.”

​Inter në kërkim të një sulmuesi, në skenë del emri befasues

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Tomasson përsëriti se është jashtëzakonisht i zhgënjyer, ashtu si edhe lojtarët, por ka besim se Suedia do të rikthehet: “Nuk duhet të harrojmë se na munguan disa lojtarë. Do të gjejmë rrugën drejt Kupës së Botës.”

 

 

Fitorja e Kosovës ndaj suedezëve u cilësua një sukses i madh, duke i dhënë skuadrës së drejtuar nga Franco Foda tri pikë të rëndësishme në grupin kualifikues.

Të ngajshme

Rrahje në një kafene te Xhamia e Llapit, theret me thikë një person

Valjeta Turkaj

VV-ja zbulon slloganin për zgjedhjet e 12 tetorit

Valjeta Turkaj

KQZ mundëson regjistrimin online për votuesit me nevoja të veçanta, ekipe mobile në terren më 12 tetor

Valjeta Turkaj