Telenews

Transformohen sallat operative në Neurokirurgji dhe Kirurgji Vaskulare

Nga sallat me mungesë të kushteve elementare, në salla të kompletuara si në aparaturë ashtu edhe në infrastrukturë moderne.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, për herë të parë do të ketë filtra steril, të cilët do të ndikojnë drejtpërdrejtë në reduktimin e infeksioneve intrahospitalore.

Sipas tyre, kushtet moderne e me standarde të larta.

Përmes investimeve janë shtuar edhe shërbime të reja, fatkeqësisht të munguara deri më tani në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Me aparatura të reja e moderne të gjeneratës së fundit, pacientëve do të ju mundesohet trajtim pa pasur nevojë për ndërhyrje të hapura operative, e cila rritë cilësinë e shërbimit dhe saktësinë në punë për mjekët në njërën anë dhe siguri më të madhe për pacientët në anën tjetër,” shkruhet në njoftim.

Investimi për transformimin rrënjësor në infrastrukturë dhe aparaturë ka vlerë rreth 3 milion euro, njofton MSH.

Ndërsa, për një vit për trajtim mjekësor të pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike janë shpenzuar 3 milion.

source

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj