Telenews

TRE PERSONA TË MASKUAR BASTISIN NJË VETURË NË ISTOG DHE…

Siç njofton policia, viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa të dyshuarit nga viktimat kanë marrë: “Nëntëqind (900) euro, dy (2) telefona të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy (2) kilometra nga vendi i ngjarjes e braktisur”, konfirmon policia.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Stacioni Policor Istog dhe njësiti i Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë. Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me datë 30.03.2022, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre të dyshuarit e këtij rasti.
“Me qellim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri (3) lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) armë të gjata tre karikator”, njofton policia.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt.

Të ngajshme

Lista Serbe dënohet me mbi 60 mijë euro për shkak të shkeljes së rregullave në fushatë

Erzana Fazliu

Ahmeti, thirrje qytetarëve që “të mos lejohet poshtërimi i gjakut” të të rënëve për krenarinë kombëtare

Valjeta Turkaj

Grida Duma mbështet UÇK-në dhe Hashim Thaçin

Valjeta Turkaj