Telenews

Tre të lënduar nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, dyshohet për bombolë gazi

Sot rreth orës 16:55 ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Mitrovicë, i cili dyshohet se është shkaktuar nga një bombolë gazi.

Si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin për IndeksOnline, duke njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’, tre persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Zahiti.

Të ngajshme

Elektrosever: Shtrenjtimi i rrymës prej 16.1% nuk vlen për katër komunat veriore

KushtrimGuraj

“LVV i humbë 10-15 deputetë nëse mbahen zgjedhjet”, Nexhmedin Spahiu me parashikim për partinë e Kurtit

KushtrimGuraj

Lutfi Haziri e çel temën e zgjedhjeve lokale – konfirmon se do t’i hyjë garës për kryetar në Gjilan

KushtrimGuraj