Telenews

Tre të mitur thyejnë shkollën e fshatit Carrallukë të Malishevës, vjedhin tre kompjuterë

Shkollat fillore e ato të mesme shpesh herë janë cak i keqbërësve të cilët kanë synim që të demolojnë hapësirat e objektit shkollor e në shumë raste edhe të vjedhin gjësende që aty.

Nga hajnat e pësoi edhe shkolla fillore e mesme e ulët e fshatit Carrallukë të Malishevës “Imer Krasniqi”, ku tre persona të mitur dyshohet se kanë vjedhur pajisje teknologjike nga kabineti i informatikës.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit kanë marrë tre kompjuterë me të gjitha pajisjet përcjellëse.

Si rezultat i denoncimit të rastit në organet e hetuesisë, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe si rrjedhojë është arritur që të identifikohen personat e dyshuar.

Tre të miturit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa pajisjet e vjedhura janë sekuestruar.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rastin për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi