Telenews

TREPÇA E MPOSHT PRIZRENIN 16 DHE VAZHDON NDJEKJEN E LIDERIT

Trepça e ka fituar njërën prej përballjeve më interesante të xhiros 23 ndaj Prizrenit 16.
Mitrovicasit e kanë mposhtur ekipin nga Prizreni me shifrat finale 70-79.
Ekipi mysafir që në start e nisi më mirë duke e fituar çerekun e parë 9-23, derisa në të dytin pak më i mirë ishte ekipi vendas 22-19 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 31-42.
Në pjesën e dytë, Trepça e fitoi përsëri çerekun nismëtar 17-25, derisa Prizrenit 16 i takoi periodat e fundit goxha bindshëm 22-12, por jo mjaftueshëm dhe në fund ekipi mitrovicas e festoi fitoren.
Qendra Mike Edwards ishte individi më i dalluar te Trepça sot me double-double (19pk, 13krc), derisa u ndihmua edhe nga Drilon Hajrizi me 14 pikë e 10 kërcime, Ty Cockfield me 12 pikë dhe Amin Hot që shtoi 10 pikë.
Te Prizreni 16 nuk mjaftuan kurrsesi për fitore, Darrell Davis me 25 pikë dhe Xavier Cannefax me 23 sosh.
Pas xhiros 23, Trepça vazhdon të jetë në hap me pozitën e parë me pikë të barabarta me Yllin dhe 16 fitore e 7 humbje. Derisa Prizreni 16 gjendet i 4-ti me 35 pikë, 13 fitore e 9 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Trepça e pret Dritën e Prizrenit 16 i shkon Golden Eagle Yllit.

Të ngajshme

Modric: Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment

Valjeta Turkaj

Stadiumi ku luan një futbollist kosovar u përfshi nga zjarri

KushtrimGuraj

Marchisio: Nëse doni të bëheni lojtarë të nivelit më të lartë, shikoni Ronaldon, jo Messin

KushtrimGuraj