Telenews

Trepça: Mos bini pre e biletave të falsifikuara për ndeshjen finale

Ndeshja vendimtare në mes të Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, e cila do të përcaktojë kampionin në basketboll, pritet zhvillohet të enjten në orën 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça ka njoftuar se biletat do të dalin në shitje të enjten nga ora 9:00.

Megjithatë, klubi mitrovicas ka paralajmëruar se bileta të falsifikuara janë shfaqur në tregun e zi që të mërkurën, me çmime dukshëm më të larta se ato të vendosura nga Trepça, të cilat kushtojnë katër euro.

Për më tepër, këto bileta të falsifikuara nuk mundësojnë hyrjen në palestrën “Minatori”, e cila pritet të jetë e mbushur plot.

“Ju njoftojmë që kemi informata që në treg të zi kanë dalë në shitje bileta të ndeshjes. Bëhet fjalë për bileta falso dhe assesi për biletat e ndeshjes. Klubi ende nuk ka nxjerrë në shitje biletat. Prandaj ju lutemi që të keni kujdes dhe mos të bini pre e mashtrimeve të keqpërdoruesve. Biletat e ndeshjes dallojnë shumë nga ato që janë falsifikuar nga dashakëqinjtë e klubit”, thuhet në njoftimin e Trepçës të publikuar të mërkurën mbrëma.

source

Të ngajshme

Emri i Fisnik Asllanit përmendet në mediat spanjolle, Barcelona favorite për të nënshkruar me të?!

Valjeta Turkaj

Cardinale hap thesin, Tare transferon yllin 40 milionësh

KushtrimGuraj

Man Utd ofron kontratë rekord për Bruno Fernandes, 23 milionë euro në vit

KushtrimGuraj