Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt janë raportuar tri raste të dhunës në familje: një në Ferizaj, një në Kaçanik dhe një në Shtërpcë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se një prej tyre është ndaluar, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt
Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 26/06/- 02/07/ 2023 janë raportuar 3 raste të dhunës në familje, prej tyre : 1 rast në Ferizaj, 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtërpcë.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 1 person është ndaluar në mbatje për 48 orë, ndërsa 2 persona janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.