Telenews

TRONDITET IZRAELI, TË PAKTËN DY TË VRARË DHE DISA TË PLAGOSUR

Dy persona kanë mbetur të vrarë ndërsa disa persona janë plagosur rëndë gjatë një incidenti me të shtëna në Hadera, tha Policia e Izraelit.
Dy prej tyre janë punonjës policie.
Sulmuesit sakaq janë qëlluar nga forcat e sigurisë.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja izraelite “The Jerusalem Post”.

Shërbimet e urgjencës njoftuan se dy persona janë plagosur rëndë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje mesatare.

Dy oficerët fillimisht u raportua se ishin të plagosur rëndë, ndërsa gjendja e dy sulmuesve mbetet e paqartë, shkruan Haaretz.
“Për fat të mirë, oficerët tanë arritën të neutralizojnë sulmuesit dhe të parandalojnë një sulm më të madh terrorist”, tha zëdhënësi i policisë kombëtare Eli Levy në televizionin izraelit Kan.
Burimet izraelite të sigurisë u thonë mediave hebraike se terroristët që kryen sulmin me të shtëna në Hadera janë izraelitë arabë nga zona e Wadi Ara-s.
Tre nga të plagosurit u dërguan në Qendrën Mjekësore Hillel Yaffe në Hadera.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje ndodhen një numër i madh i policisë dhe emergjencave.
Sulmi vjen ndërsa ministrat e jashtëm nga Izraeli dhe katër vende arabe takohen në Negev për një samit historik, së bashku me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Hadera është një qytet i vendosur në distriktin Haifa të Izrael-it.
Ajo gjendet afërsisht 45 kilometra nga qytetet kryesore të Tel Avivit dhe Haifës.
Ky sulm vjen pesë ditë pas një sulmi terrorist që mori jetën e katër personave në jug të shtetit hebre.
Policia bëri të ditur se tre u goditën me thikë për vdekje jashtë qendrës tregtare BIG në Beersheba, ndërsa një i katërt u përplas nga një automjet i drejtuar nga sulmuesi.
Incidenti i rëndë i 22 marsit ishte sulmi më vdekjeprurës i tillë në Izrael prej disa vitesh.
 

Të ngajshme

Tirana, një nga destinacionet kryesore për turizëm në 2025

Erzana Fazliu

PREVENT kërkon nga qeveria bashkëpunim me ndërkombëtarët rreth sulmit

Erzana Fazliu

Blaka nga AAK-ja porosi Agim Bahtirit: Ti s’ke vlera njerëzore, je një palaço dhe ho*rr ordiner

Erzana Fazliu