Telenews

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur sërish zhgënjimin e tij të madh ndaj homologut rus, Vladimir Putin, pas mungesës së rezultateve nga takimi i tyre në Alaskë muajin e kaluar.

Trump kishte shpresuar që takimi ballë për ballë do të çonte në një proces paqeje në Ukrainë, por që nga ajo kohë nuk është arritur asnjë marrëveshje apo takim pasues.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, duke shkaktuar viktima të shumta, përfshirë dhjetëra të vrarë në Kiev javën e kaluar pas sulmeve me dronë.

“Jam shumë i zhgënjyer prej tij – ai e di. Ne kemi një marrëdhënie të mirë”, tha Trump në emisionin Scott Jennings Radio Show.

Ai shtoi: “Shumë i zhgënjyer. Mijëra njerëz po vdesin. Nuk janë amerikanë ata që po vdesin, por janë rusë dhe ukrainas dhe janë me mijëra. Do të shohim çfarë do të ndodhë, por jam shumë i zhgënjyer me presidentin Putin, mund ta them këtë. Ne do të bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit të jetojnë. Nuk është çështje e Ukrainës, është çështje e ndihmës për jetën e njerëzve.”.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk është i shqetësuar për formimin e një boshti kundër SHBA-së që përfshin Kinën dhe Rusinë, ndërkohë që presidenti kinez, Xi Jinping, po pret liderë të ndryshëm, përfshirë edhe Putinin.

Të ngajshme

Zelensky paralajmëron se Rusia po shton forcat në disa pjesë të vijës së frontit

KushtrimGuraj

Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin në Banjskë: Qeveria Kurti ka heshtur, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua

KushtrimGuraj

Pamje dramatike në Norvegji – toka u përpi nga deti së bashku me disa shtëpi banimi

KushtrimGuraj