Telenews

Trump: Kinën e Rusinë nuk do t’i kishim armiq nëse SHBA-ja ka president të mençur

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Donald Trump, ka thënë se nëse Amerika ka president të mençur, vendet si Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut (DPRK) nuk do të ishin armiq.

Duke folur para një turme mbështetësish në Virginia, Trump ka thënë se vendet e lartpërmendura nuk respektojnë presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden.

“Ne kemi armiq – Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut. Por ata nuk janë vërtet armiq nëse keni president të mençur. Ata nuk janë armiq, ju do t’i bëni ata të mëdhenj”, ka thënë Trump.

Ai përsëriti gjithashtu se do të ishte në gjendje të zgjidhte luftën midis Ukrainës dhe Rusisë nëse fiton në zgjedhje dhe se do ta bënte këtë përpara se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse nuk shpjegoi se si.

Trump ka thënë gjatë debatit presidencial të së enjtes se kushtet e paraqitura nga presidenti rus Vladimir Putin, gjoja si kusht për t’i dhënë fund luftës nga Rusia kundër Ukrainës, ishin të papranueshme.

Vlen gjithashtu të theksohet se këshilltarët e Trumpit i paraqitën planin e tyre për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas planit, Trumpi mund të ulë ndihmën ushtarake për Ukrainën nëse ajo refuzon të mbajë bisedime paqeje, ndërsa Moska do të paralajmërohet se çdo refuzim për të negociuar do të çojë në rritjen e mbështetjes për Kievin.

 

Të ngajshme

Të hënën mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Erzana Fazliu

Pak orë para fillimit të Sunny Hill, Rama e dekoron Dugi Lipën

Erzana Fazliu

Përditësohen të dhënat, sa po zgjasin pritjet në pikat kufitare

Erzana Fazliu