Telenews

Plagosja e “Plakit” në kryeqytet, deklarohet Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me rastin e ndodhur mbrëmë në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë, ku një person, Arbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaki”,  ka mbetur i plagosur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe aktualisht po merr trajtim në QKUK.

Sipas Prokurorisë, “Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do ta informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast.

Të ngajshme

Nis hetimi për incidentin në minierën e “Trepçës”, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Valjeta Turkaj

Nura: Lushtaku do t’i përgjigjet prokurorisë sapo ë ketë ftesë zyrtare

Valjeta Turkaj

FSK hap konkurs për 6 mjekë të përgjithshëm në Regjimentin e Mjekësisë

Valjeta Turkaj