Pavarësisht përpjekjeve të zyrtarëve të lartë amerikanë për të minimizuar ndikimin politik të sulmeve ajrore ndaj centraleve bërthamore iraniane, presidenti Donald Trump ka ndezur debat me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke aluduar për një “ndryshim regjimi” në Teheran.
“Nuk është politikisht korrekte të përdoret termi ‘Ndryshim Regjimi’, por nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë IRANIN PËRSËRI TË MADH, pse nuk do të kishte një ndryshim regjimi??? MIGA!!!” shkroi Trump, duke kundërshtuar mesazhin më të kujdesshëm të zyrtarëve të administratës së tij, transmeton BBC.
Në rajon ndodhen mbi 40,000 ushtarë amerikanë, të shpërndarë në baza ushtarake dhe anije luftarake, të cilët janë vendosur në gatishmëri të lartë për shkak të frikës së një hakmarrjeje iraniane.
Departamenti Amerikan i Shtetit ndërkohë ka lëshuar një paralajmërim global për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar atyre të tregojnë kujdes të shtuar.
Ndërkohë që presidenti Trump ka deklaruar se centralet bërthamore iraniane janë “shkatërruar”, zyrtarët amerikanë thonë se nuk ka ende një vlerësim të plotë mbi shkallën e dëmeve.
Ata paralajmërojnë se Iranit mund t’i ketë arritur të zhvendosë sasi të uraniumit të pasuruar përpara sulmeve.