Telenews

Trump sugjeron riemërtimin e New Mexico në “New America”

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një video që duket se sugjeron heqjen e fjalës “Mexico” nga emri i shtetit amerikan New Mexico, duke e zëvendësuar atë me “America”.

Trump nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për videon e publikuar, duke lënë të paqartë nëse bëhet fjalë vetëm për një mesazh politik apo nëse ekziston ndonjë plan konkret për riemërtimin e shtetit.

Many people suggested changing the name of New Mexico, one of the great vote cheating states of all time, to NEW AMERICA. So much more prestigious and beautiful for the people of that potentially incredible State. Wow, I Love It!!! President DONALD J. TRUMP

( TS: Sep 6 2026,… pic.twitter.com/q9uTdIDFhT

— Commentary Donald J. Trump Truth Social Posts On X (@TrumpTruthOnX) September 6, 2026

Postimi vjen pas disa nismave të mëparshme të Trumpit për ndryshimin e emrave të vendeve gjeografike.

Më 20 janar 2025, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, vendim që u kundërshtua nga Meksika.

Ndërkaq, më 27 gusht, Trump nënshkroi një tjetër urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një periudhë tensionesh të shtuara tregtare me Kanadanë.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj