Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha të hënën se pret që së shpejti të nënshkruhet një marrëveshje për ndarjen e të ardhurave SHBA-Ukrainë për mineralet kritike të Ukrainës.
Trump gjithashtu u tha gazetarëve teksa takonte kabinetin e tij, se Shtetet e Bashkuara po flasin me Ukrainën për potencialin që firmat amerikane të zotërojnë termocentrale ukrainase.
Një delegacion amerikan u takua me zyrtarë ukrainas të dielën dhe me zyrtarë rusë të hënën në Riad të Arabisë Saudite.
Bisedimet janë fokusuar kryesisht në një armëpushim në Detin e Zi, por Trump tha se çështje të tjera po dalin ndërsa ai shtyn për ndalimin e luftës trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.
“Ne po flasim për territorin tani. Ne po flasim për linjat e demarkacionit, po flasim për energjinë, pronësinë e termocentralit. Disa njerëz thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të zotërojnë termocentralin…sepse ne kemi ekspertizën”, tha ai.