Telenews

Trump thotë se pret të nënshkruajë së shpejti marrëveshjen për mineralet me Ukrainën

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha të hënën se pret që së shpejti të nënshkruhet një marrëveshje për ndarjen e të ardhurave SHBA-Ukrainë për mineralet kritike të Ukrainës.

Trump gjithashtu u tha gazetarëve teksa takonte kabinetin e tij, se Shtetet e Bashkuara po flasin me Ukrainën për potencialin që firmat amerikane të zotërojnë termocentrale ukrainase.

Një delegacion amerikan u takua me zyrtarë ukrainas të dielën dhe me zyrtarë rusë të hënën në Riad të Arabisë Saudite.

Bisedimet janë fokusuar kryesisht në një armëpushim në Detin e Zi, por Trump tha se çështje të tjera po dalin ndërsa ai shtyn për ndalimin e luftës trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.

“Ne po flasim për territorin tani. Ne po flasim për linjat e demarkacionit, po flasim për energjinë, pronësinë e termocentralit. Disa njerëz thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të zotërojnë termocentralin…sepse ne kemi ekspertizën”, tha ai.

Të ngajshme

Për 13 net me radhë, Prishtina proteston edhe sonte për çlirimtarët

Yllka Gashi

“Varfëri intelektuale”, Meliza Haradinaj reagon për rezolutën e propozuar në Kuvend

Yllka Gashi

Çka është biseduar në takimin Kurti-Hamza, kjo është përgjigjja e deputetit të PDK-së

Yllka Gashi