Telenews

Tuna Sejdiu shkëlqen nga jahti luksoz në pushimet verore

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të reja mahnitëse të realizuara gjatë pushimeve të saj të verës.

Në postimet e fundit, ajo shihet duke shijuar ditët e nxehta të korrikut mbi një jaht luksoz, mes pamjeve të bukura detare dhe një stili që tërheq sytë.

Tuna shfaqet në formë të shkëlqyer, duke reflektuar elegancë dhe hijeshi, ndërsa është e shoqëruar nga një mikeshë.

Foto: Tuna/Instagram

Në mbishkrimin që shoqëron fotografitë, ajo shkroi: “Deti e di pjesën tjetër”, një frazë që nënkupton atmosferën e qetë dhe intime të këtyre ditëve pushimi.

E njohur për stilin e saj unik dhe prezencën gjithmonë të veçantë, këngëtarja edhe kësaj radhe nuk ka zhgënjyer.

Fotografitë e saj janë komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar paraqitjen e saj dhe hijeshinë që e karakterizon në çdo paraqitje publike.

Foto: Tuna/Instagram
Foto: Tuna/Instagram
Foto: Tuna/Instagram
Foto: Tuna/Instagram
Foto: Tuna/Instagram

Të ngajshme

Ish-banorja e “BBVA” bëhet nënë për herë të parë

Valjeta Turkaj

“Albina Kelmendi reagon pas videos: ‘Një këngë kaq e madhe, këndohet në brekë!’

Valjeta Turkaj

Fifi publikon këngën e re “Zemrën”

Erzana Fazliu