Telenews

Kurti pret në takim shefin e OSBE-së

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

ZKM ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për raportet periodike të OSBE-së për Kosovën si dhe bashkëpunimin në temat dhe projektet me interes të përbashkët.

“Bashkëpunimi me Misionin e OSBE-së në Kosovë është në kuadër të forcimit të institucioneve demokratike, përmirësimit të sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Kryeministri Kurti falënderoi z. Gerard McGurk për takimin dhe bisedën, dhe vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e OSBE-së ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Të ngajshme

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj