Artistja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, prej disa ditësh po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Tashmë ka treguar se si destinacion të pushimeve së bashku me dy djemtë e saj ka zgjedhur Dubain.
E njëjta ka publikuar disa fotografi së fundmi, në të cilat ka pozuar bashkë me fëmijët.

Krijuesja e hitit “Nëse vdes e re” thotë se këto netë në Dubai kanë qenë të paharrueshme.
“Netë të paharrueshme në Dubai bashkë me djemtë e mi”, ka thënë 36-vjeçarja.

Këto janë pushimet e para të Tunës për këtë vit dhe sipas disa fotografive është e shoqëruar edhe nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha.
Të njëjtit janë ndarë prej shumë vitesh, por që duket se ky ribashkim u bë për shkak të fëmijëve të tyre.