Telenews

Turqi, shpëtohet një familje 5 anëtarëshe 80 orë pas tërmetit

Një familje 5 anëtarëshe u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në Iskenderun të provincën Hatay, 80 orë pas tërmetit që goditi provincat jugore të Turqisë të hënën.

Personeli i ekipeve të shpëtimit me përpjekje të mundimshme arritën t’i nxjerrin nga rrënojat, fillimisht nënën Vefa Aburas nga Siria dhe më pas fëmijët Zehra (12), Ahmed (9) dhe Vasim (6), dhe në fund burrin e saj Hasan.

Anëtarët e familjes 5 anëtarëshe u bartën me barela në ambulancë dhe u dërguan në spital nën duartrokitjet e turmës.

Të paktën 14.351 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 mijë u plagosën në tërmetin shkatërrues që goditi Turqinë jugore.

Të ngajshme

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Gjenerali gjerman: Evropa duhet të përgatitet për luftë në çdo front –

KushtrimGuraj