Telenews

Turqia arrin në çerekfinale të EuroBasket 2025

Pas një ndeshje të jashtëzakonshme dhe shumë të mundimshme, Kombëtarja e Turqisë siguroi kalimin në çerekfinalet e Kampionatit Evropian 2025, duke mposhtur Suedinë me rezultatin 85-79.

Kjo fitore i mundëson Turqisë të luajë në fazën e çerekfinales dhe kjo është hera e parë që Turqia arrin në çerekfinale të një EuroBasket që nga viti 2009, kur arriti deri në gjysmëfinale. Në atë vit, Turqia u eliminua nga Greqia në çerekfinale me rezultatin 74-76

Në ndeshjen e sotme, shqiptari Erxhan Osmani ishte shumë pranë një double-double, duke përfunduar me 14 pikë, 9 kërcime dhe 2 asiste, duke treguar një paraqitje të shkëlqyer. Më i dalluari i takimit ishte Alperen Sengun, i cili kontribuoi me 24 pikë, 16 kërcime dhe 6 asiste, duke udhëhequr ekipin drejt fitores.

Në çerekfinale, Turqia do të përballet me fituesin e sfidës midis Polonisë dhe Bosnje & Hercegovinës, një ndeshje që premton emocione dhe rivalitet të fortë.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj