Telenews

Turqia fiton ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Turqisë ka mundur atë të Gjeorgjisë me rezultat 3:1 në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit F në Kampionatin Evropian 2024, i cili po zhvillohet në Gjermani.

Ekipi turk ani pse ishte favorit i kësaj loje, nuk e pati të lehtë fitoren. Ai me shumë përpjekje arriti që në minutën e 26-të të shënojë golin e parë, duke kaluar në epërsi ndaj Gjeorgjisë.

Një minutë më pas shënoi edhe një gol, por që arbitri anuloi atë pasi ishte jashtë rregullave të përcaktuara.

Në minutën e 32-të, Gjeorgjia barazoi rezultatin duke shënuar një gol nga brenda 16-shit.

Të dyja ekipet pranuan nga një karton të gjelbër.

Pjesa parë përfundoi me barazim.

Pjesa e parë, Turqi-Gjeorgji 1:1

Pjesa e dytë filloi me një intensitet të lartë pothuajse ashtu siç u zhvillua edhe pjesa dërmuese e pjesës së parë.

Në minutën e 65-të nga një distancë e largët me një gjuajtje harkore ka shënuar një gol të bukur lojtari, Arda Güler, duke dërguar sërish Turqinë në epërsi ndaj Gjeorgjisë.

Në minutën e shtatë shtesë(97), Turqia trefishon rezultatin.

Pas një aksioni gjeorgjian, lojtarët e kombëtares turke rrëmbejnë topin dhe shënojnë në portën gjeorgjiane, e cila kishte mbetur pa portier.

Gjeorgjia pati disa shance, mirëpo Turqia ka rrezikuar disa herë portën gjeorgjiane me gjuajtje direkte, të cilat në shumicën e rasteve përfunduan në duart e portierit.

source

Të ngajshme

U tha se u tall me Ronaldon mes festimin që ia kopjoi, Hojlund del me deklaratë

Donat Hashani

FIFA e përjashton një skuadër nga Kupa e Botës për klube

Donat Hashani

‘Komploti’ i Barcelonës për rikthimin sensacional të Messit

Valjeta Turkaj