Telenews

Tym dhe kundërmim i rëndë Drenas, ende nuk dihen shkaqet

Në Komunën e Drenasit gjatë pasdites e gjerë më tash në mbrëmje po ndodh diçka jo e zakonshme dhe shqetësuese për banorët.

Sipas adresimeve të qytetarëve të cilët kanë raportuar në Telenews.al, në territorin e Komunës së tyre momentalisht është duke ardhur një erë e rëndë e manifestuar me tym.


Me gjasë kjo mund të jetë e shkaktuar nga punimet në Feronikel, apo edhe ndonjë aktivitet tjetër ilegal, por ajo që dihet është se përpos shqetësimit te qytetarët, po dëmtohet edhe shëndeti i tyre.

As Policia e Kosovës ende nuk ka bërë ndonjë njoftim në lidhje me çështjen në fjalë dhe nuk dihet se çfarë saktësisht po ndodh.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Horoskopi ditor – 29 Korrik

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 29 korrik

Rrezarta Ramaj

Netanyahu takohet me Trump

Blearta