Telenews

U arrestua në protestën para Rektoratit, reagon Rron Gjinovci pas lirimit 

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në protestën e sotme pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku po protestojnë studentët dhe aktivistët për shkarkimin e profesori Xheavt Krasniqi, i cili dushet për ngacmime seksuale ndaj studentëve.

Në këtë ndërhyrje të Policisë u arrestua aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka reaguar pas lirimit.

“Të dashtun, jom liru, jom tu shku në zyre.  Unë s’kom kurgjo me thanë, kanë folë studentet dhe aktivistet boll, ndëgjojini ato. Është koha me i ndëgju storjet e studenteve dhe kërkesat e aktivisteve që po e organizojnë protestën, e na tjert me u solidarizu me to”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

Ai është mbajtur për disa minuta dhe pastaj është liruar dhe u është bashkuar përsëri protestuesve, të cilët ishin mbledhur para stacionit policor në Prishtinë.

Pranë rektoratit sot gatë ditës po protestonin aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore (LFS).

source

Të ngajshme

Përfundon votimi për fatin e Abdixhikut në LDK

KushtrimGuraj

Tentuan të realizonin shitblerje tokash në vlerë prej 1.55 milionë eurosh me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona

KushtrimGuraj

Abdixhiku: Nismë e gabuar, e pavend dhe e pakohë, ndjej keqardhje për ata që sabotuan partinë

Blearta