Telenews

U betua gjenerata e re e kadetëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se pas katër viteve edukim, pret që ushtarët e FSK-së, të bashkohen në misione ndërkombëtare të sigurisë.

“Për 4 vitet e ardhshme do të edukoheni, arsimoheni, stërviteni, që të jeni ushtarë me karakter të lartë, me karrierë profesionale në ushtrimin e misionit tuaj në mbrojtje të atdheut. Që të arrini zhvillimin e duhur ushtarak, fizik e moral, ju duhet të bëheni udhëheqës me karakter të fortë dhe të jeni të gatshëm të bashkoheni në misione me karakter të paqes ndërkombëtare, krah për krah me partnerët tanë”, tha Mehaj.

Kadetët i uroi edhe kapiteni Ardian Ajvazi, zëvendëskomandant në qendrën për studime universitare.

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj