Telenews

U caktohet paraburgimi tre të dyshuarve që u përfshin në rastin e “Bon Vivant”

Kjo masë e paraburgimit u caktuar për të dyshuarit Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Më katër gusht gjatë përleshjes me armë zjarri në “Bon Vivant”, ka mbetur i vdekur një person derisa ishin lënduar rreth 20 të tjerë.

I vdekur kishte mbetur 39-vjeçari, Kastriot Ramadani.

Sipas Prokurorisë, i ndjeri Kastriot Ramadani kur e kishte vërejtur se në lokal kishin hyrë Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti e kishte nxjerrë armën e zjarrit nga brezi. Pastaj njëjtë kishte vepruar edhe Dukagjin Nikollaj i cili ende është në arrati.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Kastriot Ramadani e ka goditur me shishe qelqi në kokë disa herë të pandehurin Andi Pajaziti, derisa ky i fundit pastaj me armë zjarri kishte shkrepur në drejtim të tij.

Edhe Ramadani kishte gjuajtur me armë zjarri dhe po ashtu edhe Nikollaj gjuan në drejtim të Pajazitajt.

Nga kjo ngjarje kishin mbetur të plagosur Andi Pajazi e Hisni Gecaj ndërsa plagëve të armës së zjarrit nuk kishte arritur t’u mbijetonte Kastriot Ramadani, i cili kishte vdekur në QKUK.

Të ngajshme

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj