Telenews

U mbajt Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë – SHQIPËRIA 2022

Gjatë këtij muaji në Tiranë me datat 11-14 mars u mbajt Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë – Shqipëria 2022.
Prej vitesh kompania, ”Albexpo Group” e zhvillon Panairin Ndërkombëtar të Mobilierisë dhe deri tani pjesëmarrëse kanë qenë kompanitë dhe brendet më të njohura të tregut shqiptar dhe jashtë saj, shkruan Telenews.al
Disa prej këtyre kompanive janë: Teoren, Eraldi Mobileri, Ardeno, Luxury bedding, Ha, Magniflex, Blom, Emko etj.
Vlen të ceket se vazhdimisht ka pasur një interesim të madh të njerëzve për të vizituar kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair.
Çfarë duhet të dini më shumë për profilin e pjesëmarrësve në këtë panair:
Mobileri për shtëpinë
Mobileri për paradhomën
Mobileri për sallonin
Mobileri për kuzhinën
Mobileri për dhoma gjumi
Mobileri për dhoma fëmijësh
Mobileri për banjat
Mobileri për zyra
Mobileri e zyre
Pajisje zyre
Mobileri i për hapësira publike
Mobileri për hotele
Mobileri për bar – kafe
Mobileri për restorante
Mobileri për kopshtet
Dekor për kopshtet
Makineritë dhe mjetet
Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
Mjetet e përpunimit të drurit dhe derivateve të tij
Lëndë të para
Pajisje shtesë
Aksesor
Pajisje ndriçimi
Elektro-shtëpiake.
Njëra prej kompanive më prestigjioze pjesëmarrëse:
Pjesëmarrëse në këtë panair ishte edhe kompania, studio e arkitekturërs: O.G-Design e cila është e profesionalizuar në realizimin e maketeve.
Telenews.al mori një prononcim edhe nga pronari i ”O.G-Design”, Oni Robo i cili merr pjesë për të katërtën herë në këtë panair dhe i cilu u shpreh shumë i kënaqur duke nënvizuar se ndjehet i kënaqur me promovimin e një shërbimi që ka munguar më herët në Shqipëri.
Kjo kompani ishte e themeluar në vitin 2011. Tashmë janë bërë 11 vite që ata operojnë me teknikat, metodat dhe pajisjet teknologjike më të fundit për të patur një rezultat maksimal të maketeve.
O.G-Design është një emër shumë i njohur në Shqipëri ku numëron një sërë projektesh në bashkëpunim me firmat e ndërtimit më me zë. Gjithashtu së fundmi ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm edhe në vendin tonë me kompaninë e mirënjohur, Al-Trade Center për projektin ”Linda Premium Residence”.
Detaje nga ky panair mund të gjeni edhe në videon e xhiruar nga Telenews.al


 

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani