Telenews

U përflit për kalimin te Liverpooli, reagon agjenti: Atletico nuk e shet Alvarezin

Agjenti i Julian Alvarez, Fernando Hidalgo, ka mohuar raportimet se Liverpooli ka bërë ndonjë ofertë për sulmuesin argjentinas.

Sipas mediave britanike, gjatë vitit 2024, Liverpooli thuhet se kishte propozuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte Luis Diazin, me qëllim transferimin e Alvarez nga Manchester City.

Megjithatë, agjenti e ka quajtur këtë informacion të pavërtetë.

“Sezonin e kaluar nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare nga Liverpooli për Julian. Çdo gjë që është thënë në këtë drejtim është e rreme. Edhe gjatë verës nuk ka pasur asnjë negociatë, pasi Atletico Madrid nuk dëshironte ta shiste lojtarin”, u shpreh Hidalgo.

 Julian Alvarez

Në lidhje me përfshirjen e mundshme të Alvarez në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit më 17 shtator, ai tha:

“Nuk mund ta konfirmoj këtë për momentin. Vendimi i takon stafit teknik. E vetmja gjë që është e sigurt, është përkushtimi i plotë i Julian ndaj Atletico-s dhe fokusimi i tij tek suksesi i klubit”, nënvizoi ai për “Erem News”.

Kujtojmë, përballja mes Liverpoolit dhe Atleticos zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

Të ngajshme

Reagimi i Thuram pas humbjes ndaj Juves shkakton polemika – Interi vendos të mos marrë masa

Valjeta Turkaj

Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin

KushtrimGuraj

Kuvendi i Rregullt dhe Zgjedhor i Klubit të Volejbollit “Fushë Kosova” përfundon me sukses, organet e reja udhëheqëse zgjidhen për mandatin e ri

KushtrimGuraj