Telenews

U qëllua nga partneri me armë zjarri në kokë, vdes pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve

u-qellua-nga-partneri-me-arme-zjarri-ne-koke,-vdes-pas-6-ditesh-ne-spital-nena-e-tre-femijeve

Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka vdekur mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi.

Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri i saj, i cili më pas vrau veten. Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën.

44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç.

Sipas informacioneve, çifti ishte konfliktuar disa herë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit, për shkaqe që nuk dihen.

Ndërsa më herët, gjatë pesë viteve bashkëjetesë, Kolë Manaj dhe Anila Prendushi postonin vazhdimisht në rrjetet sociale foto nga çastet që kalonin bashkë.

“Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”, është mbishkrimi krahas një postimi të çiftit në “TikTok”.

Anila prej vitesh punonte në një qendër për gratë që kanë rënë pre e dhunës së burrave./ Top Channel/

The post U qëllua nga partneri me armë zjarri në kokë, vdes pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Forcë, unitet dhe vizion – Besnik Osmani drejt fitores

Erzana Fazliu

Deliu-Kodra: Asnjë deputet i PDK s’tha se ka pasur përpjekje nga VV për të marrë votën e tyre

Erzana Fazliu

Një i vdekur nga aksidenti në Bresje

Erzana Fazliu