Telenews

U raportua se ka nisur një lidhje të re dashurie, vjen reagimi nga Bes Kallaku

 

 

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, prej disa ditësh po flitet për një romancë të re dashurie.

Ai u tha se ka nisur një lidhje me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi.

Kjo pasi dyshja u shfaqën në një fotografi së bashku, gjë që bëri të dyshonte.

Megjithatë në një prononcim për Anabel, aktori i humorit hodhi poshtë këto aludime.

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”, u shpreh ai.

Këngëtari tutje theksoi: “As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem. Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”.

I njëjti thuhet se është ndarë nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndan dy fëmijë.

Të ngajshme

Arbër Hajdari “zgjedh” fituesen e BBVA5

Valjeta Turkaj

Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

Blearta

Victoria Beckham thyen heshtjen, flet për familjen pas tensioneve me djalin

Valjeta Turkaj