Telenews

U regjistrua temperatura mbi 40 gradë Celsius në Ballkan për sivjet

Qyteti i Mostarit në Bosnjë dhe Hercegovinë dje ka regjistruar temperaturen 41 gradë Celsius. Ky qytet njihet se një ndër qytetet më të nxehta në Ballkan dhe Evropë.

Vala e fortë e nxehtësisë verore ka përshirë Ballkanin dhe temperatura mbi 35 gradë Celsius janë regjistruar në Slloveni, Kroaci, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore.

Kjo valë nxehtësie në rajon pritet të zgjasë edhe disa ditë, por priten edhe shtrëngata lokale e me breshër.

Më të rrezikuara nga shtrëngatat e fuqishme me breshër janë disa vise të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjes dhe Serbisë duke mos përjashtuar edhe Kosoven, veriun e Malit të Zi dhe Maqedoninë Veriore. /MeteoBallkan

Të ngajshme

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Capital T takon Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës”: Gjak shqiptari

Rrezarta Ramaj

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh

Rrezarta Ramaj