Telenews

U rrahën mes vete, arrestohen babë e bir në Pejë

Një rast i dhunës ka ndodhur të enjten në një familje në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se babë e bir janë arrestuar, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje mes veti.

Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka përdorur dhe mjete të forta.

“Pejë 23.05.2024 – 11:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje mes veti. Gjatë përleshjes të dyshuarit kishin përdorur edhe mjete të forta”, thuhet në njoftimit e PK-së.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

source

Të ngajshme

Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Rrezarta Ramaj

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj