Telenews

U vra për një kafe në Durrës, zbulohet e shkuara në Itali e njërit prej viktimave

Flori Paluçi, 33-vjeçari i vrarë me armë zjarri tre ditë më parë pas një sherri për kafe në Durrës, ishte i njohur edhe për autoritetet italiane.

Siç raportojnë mediat vendase, 33-vjeçari ishte marrë nën hetim nga Prokuroria e Perugias për tentativën e dyfishtë për vrasje e ndodhur më 19 qershor të këtij viti, para një lokali në Perugia.

Sipas hetimeve, përplasja me armë kishte ndodhur për larje hesapesh të lidhura me çështje droge. Që nga ajo ditë, Flori Paluçi ishte zhdukur nga Italia.

Me shumë gjasa, shkruan media italiane, 33-vjeçari shqiptar, i njohur nga forcat e rendit, kishte lënë Umbria-n dhe Italinë menjëherë pas të shtënave, megjithëse ishte i kërkuar, nuk u gjet më asnjë gjurmë, raporton Tch.

Sherri i radhës do të ishte sërish para një lokali, por këtë herë në Manëz të Durrësit.

Policia i qëndron versionit se vrasja është për motive të dobta, ku Daniel Pepa është konfliktuar me kamarierin Alteo Pepa për ekspresin, konflikt në të cilin është përfshirë dhe Florian Paluçi dhe shoku i tij Erald Cani.

Pas debatit 21-vjeçari është larguar nga lokali për tu kthyer pak më vonë i  shoqëruar nga Aranit Kurti dhe Ergi Kadiu kur kanë tentuar të hyjnë në lokal Flori ka qëlluar me armë në tokë ndërsa Danieli i është përgjigjur duke e qëlluar drejt dhe duke e lënë fillimisht të plagosur, mes tyre ka pasur dhe përleshje fizike dhe më pas nga kundërpërgjigjja me armë e Florit u vra Aranit kurti.

Pak çaste më vonë dhe Flori Paluçi ra në tokë pa jetë nga plumbat e marrë. Në pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se 21-vjeçari Danjel Pepa është në shoqëri të 30 vjeçarit Gezim Allçi i cili po ashtu është i armatosur dhe largohen të dy nga vendngjarja, ndërsa janë ende në kërkim.

Të ngajshme

Tragjike në Romë, turisti 70-vjeçar vdes pasi bie nga muri i Panteonit

Donat Hashani

“Kur e don, nuk e rreh o magar”, Xhuli i reagon ashpër Feros pasi foli për Arbenitën

Erzana Fazliu

Atentati kundër Trumpit, Rama: Zoti e shpëtoi që ai ta shpëtojë Evropën

Donat Hashani