Telenews

UD kryeprokurori i Shtetit: Mbesim të angazhuar për një të ardhme ku drejtësia dhe ligji janë shtyllat kryesore

ud-kryeprokurori-i-shtetit:-mbesim-te-angazhuar-per-nje-te-ardhme-ku-drejtesia-dhe-ligji-jane-shtyllat-kryesore

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka uruar qytetarët e vendit me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Sinjali.

Kelmendi tha se kjo ditë është një nga ngjarjet me të rëndësishme të historisë së shtetit tonë, ku njëkohësisht nderohen përpjekjet dhe rrugëtimi i vështirë dhe me plot sakrifica të shumë brezave për liri, demokraci dhe pavarësi.

“Duke kujtuar të arriturat e vendit tonë, qëndrojmë të palëkundur në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Gjithashtu, mbesim të angazhuar për të ndërtuar një të ardhme ku drejtësia dhe ligji janë shtyllat kryesore ku mbështetet progresi dhe zhvillimi ynë shoqëror. 

Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës!”.

/GazetaSinjali/

The post UD kryeprokurori i Shtetit: Mbesim të angazhuar për një të ardhme ku drejtësia dhe ligji janë shtyllat kryesore appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj