Telenews

UEFA JEP LAJM TË MIRË PËR KLUBET E SUPERLIGËS: KAMPIONI I KOSOVËS DO TË “SHMANG” PARAKUALIFIKIMET E LIGËS SË KAMPIONËVE

Kampioni i këtij sezoni në Superligën e Kosovës nuk do të luajë në rrethin e parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Ekipi i cili në fundin e këtij sezoni e mbyllë në vendin e pare, kalon automatikisht në rrethin e pare kualifikues.
Ky lajm është bërë i ditur nga UEFA. Ky është një informacion i mirëseardhur për klubet e Superligës, duke i dhënë mundësi për t’u përgatitur edhe me shumë në garat evropiane.
Në renditjen tabelare të Superligës, prinë Ballkani me 63 pikë, 8-të me shumë se përcjellësi Gjilani. Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 7-të xhiro.
Ndërkaq në garat evropiane këtë sezon do të shkojnë katër skuadra kosovare, nga tri sa ishin vitin e kaluar.

Të ngajshme

Shearer: Anglia duhet të përmirësohet në mbrojtje

KushtrimGuraj

Gjermania synon ta “rikuperojë” humbjen befasuese nga Ekuadori

KushtrimGuraj

Juventusi s’ka besim te Zhegrova, ylli kosovar në kërkim të klubit të ri

Rrezarta Ramaj