Telenews

Ujësjellësi thotë se janë 45 milionë euro borxh nga qytetarët: Ai që e përdor dhe s’paguan, po vjedh të ardhmen e të gjithëve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët e kryeqytetin i kanë bërë plot 45 milionë euro.

Nga kjo kompani shkruajnë se është “një mal i ndërtuar me mospagesa.”

Postimi i plotë:

45 milionë euro borxh për ujin…

⛰️Një mal i ndërtuar me mospagesa, papërgjegjësi dhe heshtje.

🗾Ndërkohë që burimet rrjedhin, detyrimet po përmbytin të ardhmen.

📄Çdo faturë e papaguar sot, është një rubinet më pak nesër, një investim i ndalur, një shërbim i rrezikuar.

Uji është jetë, jo mall pa vlerë.

Ai që e përdor dhe nuk e paguan, nuk po kursen para, po vjedh të ardhmen e të gjithëve.45 milionë euro nuk janë vetëm borxh.

💢Janë alarm që kërkon ndërgjegje, drejtësi dhe veprim tani.

Të ngajshme

Auto Pjesë Beka – Zgjidhja e duhur për automjetin tuaj

Rrezarta Ramaj

Zyra e Kryeprokurorit reagon pasi Specialja ngriti aktakuzë për sulmin ndaj Jasharajve

Rrezarta Ramaj

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Rrezarta Ramaj