Telenews

Ukraina konfirmon mbërritjen e avionëve F-16

Pilotët ukrainas kanë filluar të përdorin avionë F-16 për operacione brenda vendit, tha të dielën Presidenti Volodymyr Zelenskiy, duke konfirmuar mbërritjen e shumëpritur të avionëve luftarakë të prodhuar nga SHBA, më shumë se 29 muaj pasi filloi agresioni rus.

Udhëheqësi ukrainas njoftoi për fillimin e përdorimit të avionëve F-16, që Kievi i kishte kërkuar prej kohësh, ndërsa takohej me pilotët ushtarakë në një bazë ajrore ku kishte dy avionë të tillë, ndërsa dy të tjerë fluturonin mbi ta.

“F-16 janë në Ukrainë. Ia dolëm. Jam krenar për djemtë tanë që kanë filluar t’i përdorin ata për vendin tonë,” tha Zelenskiy në një vendndodhje që autoritetet i kërkuan agjencisë Reuters të mos ta identifikonte për arsye sigurie.

Ardhja e avionëve është një moment historik për Ukrainën pas shumë muajsh pritjeje, megjithëse mbetet e paqartë se sa të tillë janë në dispozicion të tyre dhe sa ndikim do të kenë ata në përmirësimin e mbrojtjes ajrore dhe në fushën e betejës.

Rusia ka vënë në shënjestër bazat që mund t’i strehojnë ato dhe u zotua se do t’i rrëzojë.

Duke folur me gazetarët në pistën e një fushe ajrore, Zelenskiy tha se Ukraina ende nuk ka një numër të mjaftueshëm pilotësh të trajnuar për të përdorur F-16, ose edhe numrin e mjaftueshëm të avionëve.

“Lajmi i mirë është se ne presim avionë F-16 shtesë… shumë nga ushtarët tanë po stërviten,” tha ai.

President i Ukrainës u bëri thirrje aleatëve të Kievit të gjejnë mënyra për të zgjeruar programet e trajnimit dhe mundësitë si për pilotët ukrainas, ashtu edhe për ekipet inxhinierike.

Të ngajshme

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj